Albulena Haxhiu kryeson si gruaja më e votuar në Kosovë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, rezulton të jetë gruaja më e votuar në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Sipas të dhënave të publikuara pas zgjedhjeve, Haxhiu ka siguruar mbi 76 mijë vota, duke lënë pas të gjitha kandidatet e tjera për deputete në garën zgjedhore.

Mbështetja e madhe qytetare e ka pozicionuar atë në krye të listës së grave më të votuara në vend, duke konfirmuar ndikimin e saj në skenën politike kosovare. Haxhiu është një nga figurat më të njohura të Vetëvendosjes dhe ka mbajtur disa poste të rëndësishme institucionale gjatë karrierës së saj politike.

Pas saj, në partitë e tjera kryesore, ndër gratë më të votuara renditen emra si Vlora Çitaku në PDK dhe Doarsa Kica-Xhelili në LDK.