E rrallë: Kurti e përmend më në fund Thaçin në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përmendur më në fund emrin e ish presidentit Hashim Thaçi, i cili ishte kryeministri që e lexoi deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.

Ai në fjalimin e tij para parakalimit të FSK-së dhe Policisë, ka thënë se Republika është akti i të zgjedhurve të Kosovës, me krerët që kanë qenë në pozitë atë kohë – mes tjerëve edhe Thaçi.

“Republika e Kosovës është rezultat i UÇK-së dhe luftës së drejtë për liri që u ndihmua nga Amerika dhe vendet aleate të NATO-s. Republika e Kosovës është rezultat i aktit sipëror të brezit më të ri të të zgjedhurve të popullit të saj, emrat e përveçëm të të cilëve lexohen pas firmave të nënshkruara në deklaratën e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, si dhe nga krerët shtetërorë të asaj kohe, presidenti Fatmir Sejdiu, kryekuvendari Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi.”