“Më parë e kisha bërë mall me i varros dy fëmijët e mi”, deklarata e Qëndrim Kryeziut ngjall reagime

Një deklaratë e kandidatit të PDK-së, Qëndrim Kryeziu, po qarkullon në rrjetet sociale dhe ka tërhequr vëmendje të madhe.
Në deklaratën e publikuar nga Gazeta Demos, Kryeziu shprehet: “Më parë e kisha bo mall me i varros dy fëmijët e mi, se sa me u dënu ata.”

Deklarata vjen në kontekstin e zhvillimeve rreth procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Pak ditë më parë, Kryeziu kishte marrë pjesë edhe në “Marshin për Liri” në Prishtinë, ku kishte deklaruar se mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së janë të gatshëm të kërkojnë drejtësi dhe kishte kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale.

Fjalët e tij, veçanërisht pjesa që lidhet me fëmijët, kanë nxitur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale.