Endrit Thaçi është parë i emocionuar dhe i rënduar pas zhvillimeve në Gjykatën Speciale, në një moment të vështirë për familjen e tij.
Pas dënimit të babait të tij me 25 vjet burgim, Endriti është shfaqur i prekur, duke reflektuar dhimbjen e një familjari që përballet me një vendim të rëndë gjyqësor.
“A ka dhimbje më të rëndë se ta dënojnë babanë me 25 vjet burgim?”, është mesazhi që përcjell gjendjen e tij pas vendimit.
Pamjet dhe reagimi i tij kanë tërhequr vëmendje të madhe, ndërsa familja Thaçi vazhdon të përballet me pasojat emocionale të procesit gjyqësor në Hagë.
“A ka dhimbje më të rëndë se ta dënojnë babanë me 25 vjet burgim?” – Endrit Thaçi del i thyer nga Gjykata Speciale