Në prag të shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, hoxhë Fatmir Latifaj ka bërë një lutje me të cilën ka shprehur shpresën për një lajm të gëzueshëm për shqiptarët.
“O Allahu jem, nesër gëzoje shqiptarinë me lirimin e eprorëve të UÇK-së”, është shprehur Latifaj në lutjen e tij.
Mes emocioneve dhe pritjes së madhe për vendimin, lutja e tij përcjell shpresën që procesi gjyqësor të përfundojë me lirimin e ish-krerëve të UÇK-së dhe që lajmi i së nesërmes të sjellë gëzim për familjet e tyre dhe mbështetësit e tyre.
“O Allahu jem, nesër gëzoje shqiptarinë!” – Hoxhë Fatmir Latifaj me lutje në prag të vendimit të Hagës