Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Juliana “Xhuli” Nura, ka folur hapur për vendimin e saj që të bëhet nënë përmes fekondimit in vitro (IVF), duke ndarë arsyet që e shtynë drejt këtij hapi të rëndësishëm në jetën e saj.
Në dokumentarin e saj personal, Xhuli u shpreh se dëshira për t’u bërë nënë ka qenë e kahershme, ndërsa theksoi se vendimi për IVF ishte i menduar mirë dhe i marrë në mënyrë të pavarur. Ajo deklaroi se, sipas bindjes së saj, “ma mirë fëmija mos me pasë babë, se me pasë babën si Naim Murseli”, duke iu referuar rastit tronditës të vrasjes së Liridona Ademajt, për të cilën Naim Murseli është dënuar.
Deklarata e saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku opinioni publik është ndarë mes atyre që e mbështesin zgjedhjen e saj dhe atyre që e kritikojnë. Megjithatë, Xhuli ka bërë të qartë se prioriteti i saj është t’u ofrojë fëmijëve një jetë të sigurt dhe plot dashuri.
“Ma mirë fëmija mos me pasë babë, se me pasë babën si Naim Murseli” – Xhuli zbulon pse vendosi të mbetet shtatzënë përmes IVF