Nuk fshihen më! Klodi dhe Elijona konfirmojnë romancën, publikojnë fotot që po bëjnë xhiron e rrjetit

Pas javësh spekulimesh dhe aludimesh nga ndjekësit, Klodi dhe Elijona duket se kanë vendosur t’i japin fund çdo dyshimi. Dyshja kanë ndarë momente romantike në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet qartë se mes tyre tashmë ka lindur një histori dashurie.

Fotot e publikuara kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët kanë vërshuar me komente dhe urime për çiftin. Afërsia, buzëqeshjet dhe momentet e ndara së bashku janë parë nga ndjekësit si konfirmimi i shumëpritur i romancës së tyre.

Edhe pse deri më tani nuk kanë bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë për lidhjen, postimet e fundit kanë folur më shumë se fjalët, duke i kthyer Klodin dhe Elijonën në një nga çiftet më të komentuara të momentit në rrjet.