Një debat i tensionuar është zhvilluar në emisionin “Pressing”, ku përballja mes Latifit dhe Molliqajt ka degraduar në akuza dhe ofendime të drejtpërdrejta.
Gjatë diskutimit, tonet u ashpërsuan deri në atë masë sa në studio u dëgjuan fjalë të rënda, ndërsa njëri prej të ftuarve iu drejtua tjetrit me fjalët: “O gomar, duhesh me e liru studion!”.
Përplasja verbale shkaktoi reagime të menjëhershme në studio dhe në rrjetet sociale, ku shumë shikues komentuan nivelin e debatit dhe gjuhën e përdorur nga të ftuarit.
Momenti i tensionuar është bërë viral, duke e kthyer këtë përballje në një nga debatet më të komentuara politike të ditës.