Nga Prishtina në dasmën e Dua Lipës”? Shaka që u kthye në ‘lajm’, e vërteta për Mihrije Brahën dhe Naim Abazin”
Ditëve të fundit në rrjetet sociale dhe disa portale ka qarkulluar pretendimi se këngëtarët Mihrije Braha dhe Naim Abazi do të jenë pjesë e dasmës së Dua Lipa.
Megjithatë, deri më tani nuk ekziston asnjë konfirmim zyrtar që mbështet këtë pretendim. Burime publike dhe raportimet e deritanishme nuk përmendin asnjë ftesë apo pjesëmarrje të çiftit të njohur në ceremoninë e këngëtares me famë botërore.
Sipas komenteve në rrjetet sociale, gjithçka duket se ka nisur si një shaka, e cila më pas është shpërndarë gjerësisht dhe është interpretuar nga disa si lajm i vërtetë.
Ndërsa fansat vazhdojnë të komentojnë me humor idenë e pranisë së Mihrijes dhe Naimit në një nga dasmat më të përfolura të momentit, faktet tregojnë se bëhet fjalë vetëm për një thashethem pa bazë zyrtare.
“Një hajgare që mori dhenë: Mihrija e Naimi ‘mysafirë’ në dasmën e Dua Lipës, por e vërteta është krejt tjetër!”