Një moment i shkurtër mes Eljonës, Klodit dhe Londrimit ka nxitur menjëherë reagime dhe komente në rrjetet sociale.
Teksa Eljona dhe Klodi iu afruan Londrimit, dëgjohet shprehja “A nuk na ke pa a?”, ndërsa pasoi një përqafim që shumë ndjekës e kanë cilësuar si të ftohtë dhe pa entuziazmin e dikurshëm.
Ky detaj ka bërë që fansat të ngrenë pikëpyetje nëse raportet mes treshes janë ftohur apo nëse bëhet fjalë vetëm për një moment kalimtar. Kohëve të fundit është përfolur për distancim mes disa prej ish-banorëve, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen e publikut.
A ka krisje në miqësinë e tyre apo gjithçka po interpretohet më shumë seç duhet? Për momentin, asnjëri prej tyre nuk ka komentuar mbi aludimet.
https://www.facebook.com/share/v/1D64SHqsSL/?mibextid=wwXIfr