Çfarë po ndodh me Genta Ismajlin? Videoja e fundit ngre dyshime

Genta Ismajli ka tërhequr vëmendjen pas publikimit të një videoje të re në rrjetet sociale.

Këngëtarja u shfaq në një ambient relaksues, me një paraqitje të thjeshtë dhe natyrale, por ajo që ra më shumë në sy ishte pamja e saj ndryshe nga ajo që publiku është mësuar të shohë, shkruan Indeksonline.

Në video, Genta shfaqet pa shumë grim duke bërë që të mendohet nëse bëhet fjalë thjesht për një ndryshim të momentit apo për një transformim të ri në imazhin e saj.

Megjithëse artistja nuk ka dhënë asnjë shpjegim lidhur me paraqitjen e saj, pamjet kanë ngjallur kureshtje dhe kanë rikthyer vëmendjen te ajo.

Genta vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here ndan momente nga përditshmëria e saj me ndjekësit.

Mbetet për t’u parë nëse këngëtarja do të komentojë mbi ndryshimin që ka tërhequr vëmendjen e publikut në videon e saj të fundit./Indeksonline/