Një foto e postuar nga Adion Puka në story në Instagram ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe po bën xhiron e rrjetit.
Në imazhet e publikuara, Ola shihet fillimisht duke ngritur gotën e birrës me vjehrrin në një atmosferë të qetë dhe plot humor. Por në foton tjetër, situata “degradon” me shaka, teksa Ola dhe i ati i Adionit shfaqen duke u “kapur për fyti”, ndërsa birra derdhet në tavolinë.

Ka qenë vetë Adioni ai që ka ndarë momentin në rrjet, duke shkruar me nota humori: “Mas 3 birrave i tha po baca Erzen po t’ngjoj”.Një foto që dukshëm është gjeneruar me IA.
Më pas ai ka hedhur një tjetër foto ku tregon me humor që “u pajtuan”.
