Një rast që po prek zemrat e shumë njerëzve është bërë publik së fundmi, ku psikologu Ilir Ferizi thuhet se ka ndihmuar një person që kishte humbur të folurit prej rreth 30 vitesh.
Sipas familjarëve, djali kishte kërkuar ndihmë në shumë vende, përfshirë klinika dhe mjekë në Shkup dhe Slloveni, por pa arritur të gjendej zgjidhje për gjendjen e tij. “Nuk i gjetën ilaç mjekët as në Shkup as në Slloveni”, kanë deklaruar ata.
Pas një periudhe terapish dhe trajtimesh psikologjike te Ilir Ferizi, familja pretendon se ai ka arritur të flasë sërish, duke rikthyer shpresën pas tri dekadash heshtjeje.
Rasti ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë njerëz kanë vlerësuar përkushtimin dhe punën e psikologut në ndihmën ndaj personave që përballen me probleme të rënda emocionale dhe psikologjike.