‘Ke 24 orë kohë…’, gazetari Kron Sadikaj nxjerr mesazhet kërcënuese nga familjarët e Klodit

Gazetari i emisionit “Kosova Today” në Klan Kosova, Kron Sadiku, ka bërë publike videon ku dëshmon kërcënimet e marra nga familjarët e banorit të Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj. Mesazhi i rëndë: “S’ke me pa dritë dielli”

Në videon e publikuar nga Sadiku, dëgjohet vëllai i Klodit i cili përdor një gjuhë tejet agresive dhe fyese. Ai i ka vendosur gazetarit një ultimatum prej 24 orësh për t’i kërkuar falje publike familjes së tyre. Kërcënimi ka shkuar deri në ekstreme, ku personi në fjalë dëgjohet t’i thotë: “S’ke me pa ma dritë dielli me sy”, duke lënë të kuptohet se jeta e gazetarit është në rrezik nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Molla e sherrit janë komentet e bëra rreth orientimit seksual të Klodit. Në videon e bërë publike, vëllai i banorit dëgjohet duke e ofenduar rëndë gazetarin me fjalët: “Pastaj të tregoj unë kush osht gay e kush nuk o gay, more bir k*rve, shko bane qata që të thashë”. Kjo gjuhë urrejtjeje dhe dhune ka ngritur shqetësime të mëdha për lirinë e medias dhe sigurinë e profesionistëve që mbulojnë formatet e televizionit realitet.

https://www.instagram.com/reel/DUiEGkJjc_o/?igsh=MWcydzh2aHZ1b3dyNg==