Pas përplasjes me Jonidën dhe akuzës ndaj produksionit për montim të klipit, Alba çohet dhe dëshiron të largohet nga Big Brother VIP Kosova 4

Gjatë spektaklit Prime të së premtes në Big Brother VIP Kosova 4, situata brenda shtëpisë u tensionua jashtë mase gjatë një debati mes Albës dhe Labinotit.

Banorja akuzoi hapur produksionin, duke thënë se videot ishin montuar në mënyrë që ta nxirrnin në dritë të keqe dhe se nuk ishte shfaqur transparenca e plotë e debatit të saj me Labin. Ndërsa insistonte dhe fliste pa ndërprerje, prezantuesja Jonida Vokshi iu drejtua Albës: “Ok, nëse mendon kështu, dera është aty dhe mund të dalësh”.

Në atë moment, Alba u ngrit dhe deklaroi me vendosmëri: “Do largohem përderisa ju i jepni të drejtë një njeriu që shkel besimin në Zot”, duke u drejtuar drejt derës së daljes.

Mirëpo, situata mori një kthesë të papritur. Ashtu si në raste të tjera, Alba nuk u largua, por shkoi në dhomën e gjumit, mori arushin e saj dhe qëndroi brenda, duke treguar se tensioni nuk e kishte ndikuar vendosmërinë e saj për të mbetur pjesë e lojës.

Ky moment ka nxitur diskutime të shumta tek publiku, duke e bërë këtë episod një nga më të komentuarit e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/