Publiku shqiptar është befasuar nga një zhvillim i papritur: vetëm një ditë pas eliminimit nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”, reperi nga Peja, Gjesti, është bërë pjesë e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”.
Ky veprim i shpejtë ka habitur ndjekësit e të dy spektakleve, të cilët nuk e prisnin që Gjesti të niste menjëherë një aventurë të re televizive, këtë herë në Shqipëri.
Gjesti u eliminua të premten mbrëma në një duel me Drilonin, një banor që publikisht është konsideruar më i heshtur dhe më pak aktiv në krahasim me të.
Gjesti para se të futej në Big Brother flitet se ishte në lidhje dashurie me një bukuroshe nga Kosova.
Photo credits:Instagram