Puthjet e Dolces me Limin, Edi reagon me një thumb të fortë: ‘Femër mendje lehtë..’

Duket se afrimiteti i papritur dhe puthjet pasionante mes Dolces dhe Limit kanë shkaktuar një reagim të fortë nga ish-partneri i saj, Edi.

Edi, i cili ishte protagonisti kryesor i marrëdhënies me Dolcen brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, nuk ka nguruar të reagojë pas skenave intime që u transmetuan.

Me një postim në Instastory, Edi e ka cilësuar Dolcen si një person të paqëndrueshëm. Kjo deklaratë ka shkaktuar shumë diskutime, duke i dhënë një dimension të ri marrëdhënies së tyre dhe mënyrës se si ata e perceptojnë njëri-tjetrin pas ndarjes.

“Analiza e Ludo’s doli që të jetë e saktë! Edhe qysh e kena përfol para Big-ut: FEMËR ‘MENDJE LEHTË’”, shkruan ai.