Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka ndarë me ndjekësit e saj një urim shumë emocional për ditëlindjen e nënës së saj, duke prekur zemrat e publikut me fjalë plot dashuri dhe mirënjohje.
Përmes një postimi, Vesa shpreh se ndoshta nuk kanë bërë kurrë mjaftueshëm për ta shpërblyer mundin dhe sakrificën e madhe të nënës, e cila gjithmonë ka qenë e qetë, pozitive dhe pa zë, ashtu siç është vetë ajo si njeri.
Ajo uron që nëna e saj të jetë edhe për shumë e shumë vite pjesë e jetës së saj dhe të fëmijëve: Lianit, Perlës dhe Arit, të cilët, sipas Vesës, janë jashtëzakonisht me fat që kanë një gjyshe si ajo.
Je çelësi i forcës time – pozitiviteti yt është dhurata më e bukur e jetës tonë”, shkruan Vesa, duke e përmbyllur urimin me fjalët plot dashuri: “Të dua shumë”.
“Ky urim i sinqertë është pritur me komente të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar lidhjen e fortë familjare dhe ndjenjat e pastra që Vesa ka ndaj nënës së saj. 👑