Atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 ka nisur sot me shumë gjallëri. Banorët u panë të zgjuar me humor të mirë dhe plot energji, duke sjellë një tjetër ditë dinamike për publikun, shkruan Raporto24.
Ndër ta, Fjolla Morina – e cila u bë kryefjalë e mediave pas hyrjes së saj të hënën – ka spikatur me një gjendje super pozitive. Këngëtarja ka sjellë vibe të forta, teksa ka kërcyer me ritmet e këngës së Gjestit, duke e shijuar çdo moment dhe duke tërhequr vëmendjen e banorëve të tjerë.
Edhe kjo ditë në BBVK4 ka nisur me surpriza dhe energji që premtojnë shumë zhvillime gjatë vazhdimit të spektaklit.