Lutfi Haziri humb vëllain, familja jep detajet për ceremoninë mortore

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, po kalon ditë të rënda pas humbjes së vëllait të tij, Bedri Emrush Haziri.

Familja ka njoftuar se varrimi do të bëhet nesër (e enjte), me namazin e ikindisë në orën 14:00, në varrezat e qytetit në Gjilan.

Familja Haziri do të pranojë ngushëllime të premten, të shtunën dhe të dielën, nga ora 10:00 deri në 16:00, në hotel “Astoria” në Gjilan.

“Ju falënderojmë shumë që e keni ndarë dhimbjen me ne, në këto ditë të rënda”, thuhet në njoftimin e familjes.