“Po ç’po ndodh?!“ Videoja e re e Londrimit dhe Klodit në BBVK ndez rrjetin: banorët lahen bashkë në dush! (VIDEO)

Një tjetër video nga “Big Brother VIP Kosova” po shkakton trazim të madh në rrjetet sociale!

Pas momenteve me masazhe dhe batutave me nënkuptime mes Londrimit dhe Klodit, këtë herë dyshja është filmuar duke u larë bashkë në dush, teksa shihen duke i pastruar shpinën njëri-tjetrit.

Videoja është publikuar nga vetë faqja zyrtare e programit në Instagram, dhe komentet kanë “shpërthyer” menjëherë.

Në pamje, Londrimi i thotë Klodit:

“Pa ly me voj s’muj!”

Ndërsa Klodi i përgjigjet me humor:

“Mos a je në terezi? Unë bëj butë, po ti e don egër…”

Kjo ka mjaftuar që ndjekësit të interpretojnë gjithçka si flirtim të hapur, duke shkruar komente si:

“Na e shpifët!” “Keni dalë mendsh!” “Mos po lind diçka mes tyre?!”

Ndërkohë, ka edhe nga ata që e marrin me sportivitet dhe kërkojnë më shumë skena të tilla “për show”.