Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 është shënuar tashmë momenti i parë romantik i këtij edicioni, shkruan Raporto24.
Megjithëse spektakli sapo ka nisur dhe nuk ka kaluar ende një javë nga hyrja e banorëve, dy prej tyre kanë hedhur hapin e parë drejt një romance të re.
Dolce dhe Edi kanë shkëmbyer puthjen e parë, duke kaluar nga shikimet dhe pëlqimet e ditëve të fundit, në një moment që ka bërë bujë brenda dhe jashtë shtëpisë.
Dyshja është parë vazhdimisht bashkë këto ditë, duke lënë të kuptohet se mes tyre kishte një afrimitet të veçantë. Puthja e mbrëmshme vetëm sa ka zyrtarizuar krijimin e çiftit të parë të këtij edicioni në Big Brother VIP Kosova.
