Burri nga India inskenoi vdekjen e tij “për të parë kush do të vijë dhe sa shumë do t’ju interesojë”

Nuk ka mënyrë më të mirë për të testuar se sa shumë njerëz interesohen për ty sesa duke inskenuar vdekjen tënde.

Të paktën, kjo është ajo që bëri ish-veterani i Forcave Ajrore Indiane, Mohan Lal, si një eksperiment social, transmeton Telegrafi.

74-vjeçari e inskenoi vdekjen dhe funeralin e tij në stilin e plotë tradicional në fshatin Konchi, në distriktin Gaya.

I mbuluar me një çarçaf të bardhë, Mohan u vendos në një arkivol – të zbukuruar me kurora lulesh – dhe u transportua në një procesion drejt një krematoriumi, të gjitha vetëm për të zbuluar se sa njerëz do të merrnin pjesë dhe sa dashuri do të merrte.

Duke besuar se funerali ishte i vërtetë dhe se veterani kishte ndërruar jetë në të vërtetë, qindra fqinjë dhe miq vërshuan në Konchi për të marrë pjesë.

Në fund të procesionit, babai i dy fëmijëve u ngrit, duke treguar se ishte gjallë.

“Pas vdekjes, njerëzit mbajnë arkivolin, por unë doja ta dëshmoja vetë dhe të shihja se sa shumë respekt dhe dashuri më japin njerëzit”, tha ai.

Një kukull simbolike u dogj përfundimisht në krematorium, e ndjekur nga një festë e përbashkët për të gjithë në Konchi.

Mohan më parë kishte financuar dhe ndërtuar një krematorium të pajisur mirë në fshat, për të adresuar vështirësitë e shërbimeve të varrimit gjatë stinëve të shirave.

Banori u tha mediave lokale se ai është shumë i respektuar në fshat për vitet e tij të kontributit shoqëror. /Telegrafi/