Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në fshatin Gullubovc të Malishevës, ku të vdekur kanë mbetur dy vëllezër të këtij fshati.
Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline Drejtori Rajonal i policisë në Gjakovës Lumni Graishta.
Graishta ka thënë se dorasi është nga Drenasi dhe se është dhëndri i viktimave.
“ Sot rreth orës 11:30 ka ndodhur një vrasje e dyfishtë në fshatin Gullbovc të Malishevës. Viktimat janë nga ky fshat dhe janë vëllezër. I dyshuari është dhëndri i tyre nga komuna e Drenasit. Viktimat janë dërguar në emergjencën e Kijevës ku dhe më pastaj është konstatuar vdekja e tyre”, tha ai./Indeksonline/