Violeta Kukaj me kërkesë publike për Malin

Këngëtarja e njohur Violeta Kukaj po vazhdon ta mbështesë hapur dhe pa rezervë djalin e saj, Malin.

Ajo ka bërë një kërkesë publike drejtuar ndjekësve, duke i ftuar që ta votojnë dhe ta përkrahin atë.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Violeta ka ndarë një fotografi të Malit, shoqëruar me fjalë mbështetëse dhe thirrje për votë.

Këngëtarja ka treguar se është krenare për të birin dhe se e ndjek nga afër rrugëtimin e tij, shkruan Kosovarja.