“U nisa nga varrezat për të hyrë këtu”: Rrëfimi që e thyeu emocionalisht Elijonën (VIDEO)

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, një moment prekës ka ardhur nga Elijona, e cila nuk ka arritur të mbajë lotët teksa ka kujtuar nënën dhe motrën e saj të ndjerë, shkruan Raporto24.

Gjatë një bisede të qetë me Hygertën, ajo rrëfeu se vizitat te varrezat e përshkojnë gjithmonë me një ndjenjë të thellë malli, e cila vetëm shtohet sa herë që qëndron pranë tyre. Sipas saj, edhe dita kur është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova ka qenë një ditë e rënduar emocionalisht.

“Para se me ardh këtu, në të njëjtën ditë kam shkuar tek varrezat edhe kam marrë forcë,” tha ajo, duke treguar se prezenca e tyre, megjithëse në mungesë fizike, i ka dhënë kurajo për të nisur këtë rrugëtim.

Momenti ka prekur banorët dhe publikun, duke zbuluar një anë të brishtë dhe shumë personale të historisë së saj.