TRONDITËSE! Bia zbulon: Babai i Toneyt më donte mua dhe po më shkruan vazhdimisht

Pas eliminimit nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”, Bia Khalifa ka zgjedhur rrjetet sociale për të adresuar një nga momentet më të përfolura të qëndrimit të saj brenda: marrëdhënien me Toney-n dhe ndërhyrjen e babait të tij.

Përmes një videoje në TikTok, Bia ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë dhe mjaft provokues që ka nxitur reagime të shumta.

“Your daddy is my daddy too” – Mesazhi që bëri xhiron e rrjetit
Në videon e publikuar në llogarinë e saj, Bia teksa këndon një prej këngëve më të njohura të Peggy, sipër videos shkruan vargjet:

“Hello Toney, your daddy is my daddy too”.

Ky mesazh vjen si një kundërpërgjigje ndaj situatës së krijuar gjatë një nate “Prime”, kur babai i Toney-t hyri në shtëpi dhe u shpreh hapur kundër afrimitetit të djalit të tij me Bian, duke i sugjeruar madje që të fokusohej te një banore tjetër, Elijona.

Akuzat për xhelozi: “Ai më donte mua”