Surprizë në shtëpinë kapsulë: i eliminuari i mbrëmshëm Toney shfaqet sërish

Toney është shfaqur në shtëpinë kapsulë, në oborrin e Klan Kosovës.

Banori që u eliminua dje nga Big Brother VIP Kosova dhe nuk kishte biletë kthimi në shtëpi, duket se nuk është kthyer përfundimisht në rutinën e jashtme.

Nga produksioni është shpërndarë fotografia e tij, por nuk dihet se çfarë fshihet prapa kësaj situate.