Sonte dasma e Bleros: Dalin fotot e nuses me vello

Sonte, këngëtari i njohur Blerim Muharremi, i njohur si Blero, i thotë “Po” partneres së tij, Eronitës, shkruan Raporto23.

Përveç emocionit të madh të ditës, në rrjetet sociale kanë dalë edhe fotografi të nuses me vello, që zbulojnë pamjen e saj elegante dhe festive.

Gjatë ditës, u raportua gjithashtu se Eronita është në pritje të ëmbël, duke shtuar edhe më shumë gëzim për çiftin.

Kujtojmë se kjo është martesa e tretë për Bleron, i cili sot feston një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tij personale.