Alba Pollozhani po vijon të jetë një nga banoret më të komentuara të Big Brother VIP Kosova 4, falë karakterit të saj të drejtpërdrejtë dhe stilit të guximshëm.
Së fundmi, ajo është bërë kryefjalë e rrjetit me disa pamje të regjistruara në dush, ku Alba shfaqet duke kërcyer dhe duke bërë batuta me banorët, gjë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut brenda e jashtë shtëpisë.
Videot janë komentuar gjerësisht në rrjet, duke sjellë reagime të ndryshme nga ndjekës të BBVK — disa e shohin si argëtim dhe lojë brenda formatit, ndërsa të tjerë e kritikojnë këtë sjellje për kamerat.
Alba nga ana e saj duket se është krejtësisht e qetë me vëmendjen dhe vazhdon lojën pa u ndalur, duke u kthyer kështu në një nga banoret më virale të momentit.
https://www.instagram.com/reel/DSCaKuMCXx8/?igsh=MW1xeXg1ZGN5YW9qbQ==