Komuniteti i Korçës ka bërë me dije një lajm të trishtë, atë të ndarjes nga jeta të mësuese Fjoralba Dule.
Fjoralda, në një moshë fare të re, nuk arriti të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë. Fjori, do të kujtohet gjithmonë nga miqtë, të afërmit, familjarët e nxënësit e saj, si një njeri plot dritë e dashuri dhe e përkushtuar në profesionin e saj.
Sëmundja e tmerrshme e mposhti, por kujtimi i saj do të jetojë përgjithmonë në zemrat e atyre që e deshën dhe e respektuan.
Një lajm vërtet i kobshëm tronditi të gjithë ne në këto momente: arsimtarja e moshës fare të re, Fjoralba Dule, ka ndërruar jetë.
Pas një sëmundjeje të rëndë, sot Fjori mbylli sytë përgjithmonë, duke na lënë me dhimbje të thellë dhe një boshllëk që do të ndjejmë për gjithë jetën. Ata që patën fatin ta njihnin e dinë sa shumë dritë dhe gëzim ajo sillte çdo ditë.
E qeshur, e embël dhe gjithmonë e gatshme për të ndihmuar të tjerët, Fjori ka lënë pas një trashëgimi të pakrahasueshme të dashurisë dhe përkushtimit për nxënësit e saj. Sot, shpirtin tonë e ka këputur humbja e saj, dhe pa diskutim, familja e saj humbi njeriun më të dashur dhe më të çmuar.
Sëmundja e tmerrshme e mposhti, por kujtimi i saj do të jetojë përgjithmonë në zemrat e atyre që e deshën dhe e respektuan. Fjori nuk do të jetë më fizikisht midis nesh, por buzëqeshja dhe mirësia e saj do të mbesin një dritë që nuk shuhet kurrë.
Qofsh e Parajsës, mikja jonë e dashur! Na mungon tashmë, por dashuria dhe kujtimi për ty do të mbeten të paharrueshme.