Këngëtarja Ryva Kajtazi ka reaguar ndaj deklaratës së aktivistes Zana Avdiu, e cila së fundmi ka shprehur kundërshtimin e saj për veshjet tradicionale, përfshirë dimijat dhe dallamat.
Debati ka marrë vëmendje të gjerë në rrjete sociale pas komenteve të Avdiut, shkruan “Kosovarja”.
Kajtazi ka publikuar një video ku shfaqet e veshur me dimija dhe jelek tradicional, një zgjedhje që duket të jetë përgjigje e drejtpërdrejtë për deklaratat e aktivistes.
Ajo ka përdorur zërin e Avdiut në prapavijë, duke e shndërruar videon në një reagim artistik.
https://vm.tiktok.com/ZMAcsw577/