“Rrëfimi i një mërgimtareje: Mysafirët në Kosovë vijnë kur t’u teket, pa pyetur fare”

Një mërgimtare ka ndarë përvojën e saj gjatë qëndrimit në Kosovë, duke theksuar se një nga gjërat që nuk i pëlqen është ardhja e mysafirëve pa paralajmërim.

Ajo tregon se mysafirët shpesh vijnë në çdo kohë, pa lajmërim dhe pa pyetur, gjë që për të është e papranueshme. Sipas saj, kjo ka qenë arsyeja pse ka vendosur rregulla të qarta në shtëpinë e saj.

“Unë i kam ndaluar këto vizita pa lajmërim, sepse fëmijët e mi flenë në orën 19:00 dhe zgjohen në orën 07:00. Duhet të ketë rregull dhe unë e kam vendosur atë rregull,” është shprehur mërgimtarja.

Deklarata e saj ka nxitur diskutime në rrjete sociale, ku shumë mërgimtarë janë shprehur se përballen me të njëjtin problem, ndërsa të tjerë e shohin ardhjen e mysafirëve pa lajmërim si pjesë të traditës dhe mikpritjes shqiptare.

https://www.instagram.com/reel/DTJQcLTjWav/?igsh=MWI1dzM4dTZkNHlxNw==