Rike Roci ka zgjedhur të ndajë me publikun një moment shumë personal dhe shpirtëror, duke lënë mënjanë shkëlqimin e zakonshëm të botës së showbizit për një udhëtim në Mekë.
Ish-banorja e Big Brother VIP është shfaqur e veshur me abaja të zezë në tokën e shenjtë, ku ka kryer ritualin e Umres, një veprim që ajo e përshkruan si realizimin e një ëndrre të kamotshme.
Në postimin emocionues, modelja shprehet e përulur dhe mirënjohëse: “Allah faleminderit që më zgjodhe ndër mysafirët e Tu… Një përvojë që do ta mbaj përgjithmonë në zemër”.
https://www.instagram.com/reel/DUGyJ4CiD5M/?igsh=MWplYjRheTdhdzNjbQ==