Janë publikuar pamje nga hoteli Swiss Diamond në Prishtinë, në të cilat shihet Kushtrim Kokalla duke paguar qëndrimin në hotel në natën kur u vra Liridona Ademaj.
Sipas Prokurorisë, pas intervistimit në Polici, Naim Murseli dhe Kushtrim Kokalla janë akomoduar në hotelin Swiss Diamond, ku pretendohet se kanë qëndruar së bashku me Granit Plavën, pas kryerjes së vrasjes.
“Në këto 3-4 fotografi që janë prezantuar mungon elaborimi. Të njëjtit kanë qëndruar në një dhomë hoteli në Swiss Diamond. Në hard disk na janë dorëzuar edhe pamje ku shihen duke hyrë së bashku në dhomë: i pari Valon Lluka, i dyti Naim Murseli dhe i treti Kushtrim Kokalla”, ka thënë Syla.
Ai ka shtuar se mbrojtja ka kërkuar që pamjet të riprodhohen para trupit gjykues, duke theksuar se vetëm dy ose tre fotografi janë përfshirë në raportin analitik.
“Kërkojmë që të na ndryshohet radha e administrimit të provave, pasi kemi elaborime të rëndësishme për t’i bërë. Kjo kërkesë është jetike dhe nga ajo nuk mund të tërhiqemi”, ka deklaruar avokati Syla./Raporto24/