Mishe, pronari i zinxhirit të njohur të fast food-it Baking Bread nga Shkupi, ka bërë një gjest të pazakontë për kushtet tona.
Pra, ai i dhuroi një veturë punonjësit të tij, Antonit, i cili ka qenë pjesë e sanduiçerisë së tij që nga fillimi — që nga koha kur, siç thotë pronari, nuk kishte asgjë, e deri sot kur qëndron pas diçkaje të madhe
“Ishte pranë meje kur ishte më e vështira.
Asnjëherë nuk më refuzoi dhe nuk tha ‘jo’.
Kurrë nuk kërkoi asgjë, ndërsa jepte gjithçka për kompaninë.”
“Kjo nuk është dhuratë, kjo është meritë personale e jotja.
Kjo është një ‘faleminderit’ nga ana ime për të gjitha vitet e besnikërisë dhe punës në Baking Bread,” tha ndër të tjera pronari, Mishe Cvejevski.