Sipas deklaratës së Prokurorisë Speciale, Naim Murseli, i kishte kërkuar Kushtrim Kokallës që ta vriste bashkëshorten e tij, Liridona Ademajn, që një vit para se të ndodhte vrasja.
Sipas po të njëjtës deklaratë, rreth tri javë para krimit, Kokalla ka përfshirë në plan edhe Granit Plavën, me të cilin Murseli ishte takuar dhe ishin marrë vesh për një shumë prej 30 mijë eurosh në këmbim të vrasjes.