Emri i Elijona Binakajt po dominon çdo debat online. Banorja më e re e “Big Brother VIP Kosova” po fiton përkrahje të madhe nga publiku, i cili e konsideron viktimë të bullizmit dhe presionit brenda shtëpisë, transmeton Raporto24.
Por ndërkohë që ajo po komentohet masivisht, në sipërfaqe kanë dalë edhe detaje të të kaluarës së saj, detaje të dokumentuara nga Policia Gjermane në vitin 2020.
Sipas një raporti zyrtar të “Polizei News Redaktion”, publikuar më 08.02.2020, Elijona ishte raportuar e zhdukur dhe kishte qenë në kërkim për pothuajse katër javë, kur ishte vetëm 13-vjeçare.
ÇFARË ZBULON RAPORTI ZYRTAR?
Data e zhdukjes:
Elijona, atë kohë 13 vjeçe, ishte zhdukur më 9 Janar 2020. Në datën kur u lëshua njoftimi, ajo kishte rreth 4 javë që nuk gjendej.
Arsyeja e largimit: Raporti thekson se ditën e zhdukjes kishte pasur “mosmarrëveshje lidhur me vendndodhjen e dëshiruar nga Elijona”, duke lënë të kuptohet se adoleshentja nuk ishte dakord me vendin ku po jetonte apo ku duhej të qëndronte.
Refuzimi për t’u kthyer: Ajo ishte parë në qytetin Augsburg, por “nuk ishte kthyer tek kujdestarët siç ishte rënë dakord”, thuhet në njoftim.