Përplasje fizike live në Opinion, Buzhala godet Albatros Rexhajn

Një debat i tensionuar në emisionin “Opinion” ka degjeneruar në ofendime të rënda dhe tentativë për përplasje fizike mes gazetarit Berat Buzhala dhe shkrimtarit Albatros Rexhaj.

Situata doli jashtë kontrollit kur diskutimi për Gjykatën Speciale kaloi në rrafsh personal, duke bërë që moderatori Blendi Fevziu dhe të pranishmit e tjerë të ndërhyjnë me shpejtësi për të parandaluar një sherr fizik në studio.

Gjithçka nisi kur Rexhaj akuzoi Buzhalën se ka mbështetur krijimin e dhomave të specializuara në të kaluarën, duke i thënë se ai po e degradon debatin pasi me votimin e atij amandamenti i është dhënë e drejta Gjykatës Speciale që ta interpretojë vetë Kushtetutën.

“Je duke e degraduar debatin. Kur e keni kaluar këtë amendament të dhomave speciale, ua keni dhënë të drejtën që ta interpretojnë vetë Kushtetutën; ata e kanë mbyllur. Ju e keni votuar se ka votuar Albini.”, i thotë Rexhaj, gazetarit Buzhala.

Reagimi i Buzhalës ishte i ashpër, duke i kërkuar Rexhajt të heshtë me fjalët “palo qaty” dhe “trus”, me pretendimin se shkrimtari kishte ardhur në emision vetëm për të prishur rrjedhën e diskutimit.

“Hej palo qaty, trus”, dëgjohet duke i thënë Buzhala, Rexhajt.

Eskalimi i rëndë ndodhi kur Rexhaj i kërkoi gazetarit të mbyllte gojën pasi nuk është pronar i debatit.