Pas kaq kohësh, Blero e Teuta bashkë dhe rrjeti u ndez!

Për shumë vite, Blero dhe Teuta ishin ndër çiftet më të dashura dhe më të përfolura të showbizit shqiptar. Historia e tyre e dashurisë, martesa, më pas ndarja… të gjitha u ndoqën me kuriozitet nga publiku, që për një kohë të gjatë nuk i pa më bashkë në asnjë dalje publike.

Por atë që duket se s’e ka mundur as koha, e realizoi vajza e tyre, Tara Muharremi. E rritur tashmë, ajo festoi dje një nga momentet më të rëndësishme të adoleshencës: semimaturën. Dhe kjo ngjarje mblodhi jo vetëm shoqet dhe të afërmit, por bëri bashkë edhe dy prindërit që dikur ndanë një jetë.

Në profilin e saj në Instagram, Tara publikoi një fotografi ku shfaqet përkrah të dyve, Bleros dhe Teutës, në një imazh që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Të buzëqeshur, të qetë dhe pranë vajzës së tyre, pamja e ish-çiftit ka ngjallur reagime të shumta, sidomos nga ndjekësit nostalgjikë që dikur i patën idol.

Pavarësisht ndarjes, duket se respekti dhe bashkëprania për të mirën e Tarës vazhdojnë të jenë prioritet për të dy.

Një fotografi që flet më shumë sesa mijëra fjalë dhe që, për shumëkënd, ishte si një udhëtim i ëmbël në kujtime.