Nuk zgjati shumë , ndodh puthja e parë mes Dolces dhe Limit(VIDEO)

Afrimiteti mes Dolces dhe Lim Hotit ka rënë dukshëm në sy gjatë dy ditëve të fundit brenda shtëpisë së Big Brother, duke nxitur menjëherë komente dhe spekulime nga publiku.

Dyshja janë parë shpesh duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, duke kërcyer së bashku dhe duke shkëmbyer biseda të afërta, çka ka bërë që marrëdhënia e tyre të komentohet gjerësisht si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë. Kulmi i këtyre afrimeve u shënua pas spektaklit të së hënës, ku Dolce dhe Limi u panë duke shkëmbyer një puthje në buzë, moment që u bë menjëherë viral.

Tashmë mbetet për t’u parë se si do të evoluojë raporti mes Dolces dhe Limit dhe nëse kjo do të kthehet në një romancë të re brenda shtëpisë, apo thjesht në një afrim momental që do të sjellë tensione dhe surpriza të tjera në Big Brother.

https://www.facebook.com/share/r/1CW1dBs1pQ/?mibextid=wwXIfr