Pas situatës kaotike që ka përfshirë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova dhe mbërritjes së zarfit të zi, një reagim i drejtpërdrejtë dhe mjaft i ashpër ka ardhur nga babai i Elijonës.
Në një lidhje ‘live’ në TikTok, ai nuk i ka kursyer kritikat ndaj Labinot Rexhës, duke e mbështetur vendimin e fundit të produksionit si një masë të domosdoshme. Ai u shpreh i bindur se masat ishin të duhurat pasi, sipas tij, Labi “i ka tejkaluar të gjitha normat” njerëzore dhe sociale me deklaratat e tij të fundit, të cilat kanë shkaktuar debat të gjerë.
Por reagimi i tij nuk u ndal vetëm te dinamika e lojës; ai shprehu një shqetësim real për atë që e pret këngëtarin pas përfundimit të formatit.
Me fjalë të rënda, babai i Elijonës deklaroi se “nuk do të donte të ishte në lëkurën e Labinotit,” duke aluduar se imazhi i tij publik është dëmtuar rëndë nga sjelljet brenda shtëpisë.
“Nuk e di qysh ai njeri do me jetu kur të dalë jashtë. Çfarë ka bërë është e rëndë, nuk mund ta parashikoj atë njeri në publik,” tha ai, duke iu referuar turpit që sipas tij ka mbuluar veprimet e Labit.
Në mbyllje, ai gjeti kohë të vlerësonte aleancën e vajzës së tij, duke e cilësuar grupin Londrim-Klodi-Elijona si “treshen më të mirë të të gjithë edicioneve” të Big Brother. / Prive
