Rapsodi i njohur shqiptar nga Drenasi, Nuredin Gashi – i njohur në publik si Nuredin Drenica – ka reaguar ashpër ndaj Rifat Jasharit, pas një fotografie të publikuar ku ai shihet bashkë me ministren Donika Gërvalla.
Përmes një postimi në Facebook, rapsodi ka shprehur pakënaqësinë e tij, duke e konsideruar të papranueshme afërsinë e Rifat Jasharit me Gërvallën, të cilën ai e akuzon se ka vepruar kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
“Kan pe përqaf o Rifat Jashari ni kudër qe ka qu dosje kunder Çlirimtarve, ni kudër qe është kundër gjakut të Adem Jasharit, qysh s’pot vjen marre o burr!”, ka shkruar ai