Njihuni me modelen e njohur shqiptare që qëndroi në apartamentin e Epstein

Pedofili Jeffrey Epstein kishte ofruar aeroplanin e tij privat që të shkonte ta merrte modelen shqiptare e t’i bashkohej atij në Paris.

Epstein donte me çdo kusht që të shkonte në javën e modës në Paris përkrah modeles shqiptare Misse Beqiri.

Epstein, raporton gazeta britanike The Sun, kishte ofruar që ta blinte Misses një mercedes në vlerë prej 100 mijë funteve. Beqiri u martua me atëherë portierin e Manchester Unitedit, Anders Lindegaard.

Kjo ka ndodhur menjëherë pas takimit të tyre të parë në vitin 2011 në apartamentin e tij në Manhattan.

Ata u njoftuan nga një shok i përbashkët.

Misse, tani 39-vjeçare, ishte befasuar nga apartamenti i tij në vlerë prej 37 milionë dollarëve.

Kishte vendosur të qëndronte me shpresën se do t’i jepte shtysë karrierës së saj.

Detajet e takimit të tyre janë shfaqur në dokumentet e Epstein të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.