Atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova u acarua ndjeshëm gjatë natës së mbrëmshme, pas një bisede që u zhvillua në ambientet e lavanderisë, shkruan Raporto24.
Një shkëmbim fjalësh mes Arditit, Edit dhe disa banorëve të tjerë u shndërrua shpejt në debat të ashpër, duke sjellë edhe paralajmërime të forta mes tyre.
Në qendër të përplasjes ishte një koment i Arditit drejtuar Edit, i cili u interpretua si provokues. Fjalia “Mos ma ha zemrën” u bë shkëndija që ndezi tensionet, edhe pse në pamje të parë dukej si një shprehje e zakonshme.
Edi reagoi menjëherë, duke theksuar se pas kësaj fjale fshihej një nënkuptim i qëllimshëm. Sipas tij, Arditi ka zgjedhur një formulim të moderuar për të shmangur shkeljen e rregullave të formatit, por me një mesazh të qartë provokues.
https://www.instagram.com/reel/DTHF924D7Rk/?igsh=aTUyNWsyaTkzNGRy