‘Mora fjalë’ këndohet në brekë nga Egli, reagon ashpër Albina

Albina Kelmendi ka reaguar me zemërim ndaj një videoje që po qarkullon në rrjete sociale, ku shihet Egli Tako duke bërë ‘lip sync’ këngën ikonike “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës në një klub nate, në koncertin e saj të parë, dhe në një veshje që konsiderohet e papërshtatshme për përmbajtjen e këngës.

Albina ka ripostuar videon duke shprehur zhgënjimin e saj të thellë:

“M’falni edhe mu që po e bëj share. Uroj që kjo të jetë një montazh i keq!”

Në video, një koment ironik që shoqëron pamjet thotë:

“Adem Jashari dhe Shkurte Fejza, na falni. Na falni që një këngë kaq e madhe për ne, bastardohet duke e kënduar në brekë.”

Reagimi i Albinës hap debat mbi etikën dhe sensibilitetin që duhet treguar në interpretimin e këngëve të trashëgimisë kombëtare. /Prive By Liberta Spahiu