‘Mallkuar qofshin ata që të sollën në atë gjendje’, flet halla e Daorsës, kërkon drejtësi

Një valë tronditëse dhimbjeje ka përfshirë opinionin publik pas ndarjes së parakohshme nga jeta të Daorsa Spahijës, 25-vjeçares nga Gjakova, e cila humbi jetën tragjikisht javën e kaluar në Tetovë, Maqedoninë e Veriut. Daorsa, një studente master, vdekja e së cilës po hetohet intensivisht, po kujtohet nga familjarët dhe miqtë si një shpirt i ndritur i shkëputur para kohe.

Në një shprehje të thellë malli dhe zemërthyerjeje, halla e Daorsës, Valbona Spahiu Ramadani, ka bërë një postim prekës për mbesën, duke i dhënë zë dhembjes së pamasë së tyre familjare. Ajo e kujton Daorsën me fjalët:

“Kurrë s’do e pranojë se nuk je me, kurrë nuk do bindem se tash je veç një engjull në qiell.”

Këto fjalë, të shoqëruara me shprehje mallkimi për ata që, sipas saj, e sollën në këtë gjendje të papërballueshme dhe për institucionet që heshtën, tregojnë qartë për thellësinë e plagës së lënë pas. Postimi vazhdon me mesazhin e trishtë:

“Mallkuar qofshin ata qe të sollen në një gjendje që s’munde ta perballoje më, mallkuar qofshin institucionet që heshtin për ty e nuk zbardhet drejtësija për një vajzë të re qe ju kthye Kosoves në arkivol! O zemra po na dhëmbë për ty oj e bukura jonë, o shpirti jonë i bardhë Daorsa Spahija”.

https://www.facebook.com/share/15kYmoactC/?mibextid=wwXIfr