Më në fund është publikuar dueti më i ri mes dy artistëve të dashur për publikun shqiptar, Luiz Ejlli dhe Altin Shira.
Kënga mban titullin “Kthehu”, një baladë emocionale që vjen me nota të thella dashurie dhe mallëngjimi.
Kënga është remake e hitit të para 11 viteve të Altin Shirës ‘Kthehu’.
Projekti është prodhuar nga ES Records, ndërsa videoja muzikore është realizuar nga Valon Aziri.
Në klipin e “Kthehu”, të dy artistët shfaqen në një atmosferë të ndjerë dhe artistikisht të punuar me kujdes, duke përcjellë emocionin e tekstit dhe interpretimit të fuqishëm që vetëm zërat e tyre mund ta sjellin.
Këngën “Kthehu” tashmë mund ta dëgjoni në YouTube. /Prive By Liberta Spahiu