Ledion Liço dhe Alketa Vejsiu, dy nga emrat më të njohur të ekranit shqiptar që përfaqësojnë dy shtëpi televizive historikisht rivale, janë shfaqur së bashku në një takim që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale.
Fotot e publikuara nga vetë protagonistët i tregojnë ata të qeshur dhe në një atmosferë të relaksuar, duke dhënë sinjale të qarta për një bashkëpunim që pak kush e kishte parashikuar. Afërsia dhe natyrshmëria mes tyre kanë nxitur menjëherë reagime dhe komente të shumta nga ndjekësit.