Të ardhmen e industrisë së mbrojtjes dhe avancimit të dronëve luftarakë po e ndërtojmë e zhvillojmë edhe në Kosovë. Shteti ynë po shndërrohet në vend që prodhon. Në Gjilan, bashkë me kryetarin Hyseni, vizituam kompanitë e prodhimit të dronëve ushtarak “Skifteri” dhe dronët civil, nga “Future Minds Academy” dhe MIGA SkyShield MAR.
“Made in Gjilan” përveçse natyrisht “Made in Kosova”. Droni kamikaz “K1”, arrin shpejtësi maksimale prej 180km/h e lartësi deri në 2500 metra. Ndërsa “Skifteri” arrin në 5000 metra lartësi, hapësirë operuese 20km dhe shpejtësi prej 270km/h.








Në mbrojtje e siguri kemi investuar duke blerë nga shtetet tona mike dhe partnere dronët Bayraktar TB-2, Puma dhe së fundmi dronët kamikazë Skydagger. Tash dronët luftarakë po i prodhojmë edhe vetë. Si qeveri, edhe në nivel qendror edhe lokal, do ta mbështesim dhe përkrahim ngritjen e kapaciteteve dhe prodhimtarisë, gjersa nuk do t’i ndalim investimet për mbrojtje e siguri.